Vendosni fjalën kyçe....

Spanja “saldon” kreun, rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve


Kroacia u mund në shtëpi nga Spanja 1-2, duke dalë jashtë garës për kreun e grupit dhe tashmë ka vetëm mundësi teorike për të kapur vendin e dytë që mbahet nga Anglia, me të cilën do ndeshet në transfertë më 12 nëntor. Spanja ka ana e saj është shumë pranë saldimit të kreut por për këtë i duhet një fitore në dy ndeshjet e mbetura.

Anglia mundi lehtësisht Çekinë me këtë të fundit që është eliminuar si e fundit.

Në grupin tjetër, Skocia u mund në shtëpi prej Sllovenisë duke humbur një rast të artë për vendin e dytë duke qenë se Zvicra e saldoi kreun pas fitores ndaj Maqedonisë së Veriut 3-0. Tashmë skocezët kanë vetëm një dritare të ngushtë për vendin e dytë në dy takimet e mbetura.

Sllovakia nga ana e saj shpartalloi Moldavinë 4-0 në transfertë dhe e ka siguruar kreun. Për vendin e dytë do luftojnë Ishujt Faroe, Moldavia e Kazakistani. Në ndeshjen e pasdites, Ishujt Faroe barazuan me Kazakistanin 2-2 në një ndeshje ku nuk munguan kartonët e kuq.

Estonia e Islanda u ndanë në paqe në sfidën direkte me islandezët që duken më pranë kreut edhe pse estonezët kanë mundësitë e tyre. Bullgaria përfitoi për t’u futur në garë duke mposhtur Luksemburgun dhe dy ndeshjet e tjera duhet të mos bëjë asnjë hap fals.