Vendosni fjalën kyçe....

Kosova dhe Austria ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”


Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me përfaqësuesen e Austrisë me rezultat 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Grupit B3 në ndeshjen e vlefshme në Ligën e Kombeve.

Kosova dhe Austria ndanë nga 1 pikë në ndeshjen e kthimit në Prishtinë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me disa raste që mbetën të pa konkretizuara me gol.

Në pjesën e dytë, golin për “Dardanët” e shënoi Fisnik Asllani, në minutën e 70-të, me asistimin e Edon Zhegrovës.

Austria e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 85-të me mesfushorin Christoph Lang, pas gjuajtjes me kokë nga zona.

Kjo ishte përballja e dytë midis Kosovës dhe Austrisë brenda tetë ditësh, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ndeshjen e parë Kosova e humbi me rezultat 3-1.

Përfaqësuesja e Kosovës ka grumbulluar pesë pikë në katër ndeshjet e zhvilluara në shtator dhe tetor në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, duke regjistruar një fitore, dy barazime dhe një humbje.

Përpos ndeshjes me Austrinë, Kosova barazoi edhe me Izraelin në ndeshjen e zhvilluar në Hungari, ndërsa në