Juventusi është tronditur nga dëmtimi i Francisko Konseisaos.
Titullari i sulmit do të mungojë të paktën një muaj, kështu edhe rikthimi pritet të vijë pas ndeshjeve të kombëtareve në nëntor.
Juventusi konfirmoi dëmtimi në shpatullën e majtë pas humbjes 0-3 ndaj Lacios. Kujtojmë se qëndroi vetëm 23 minuta ndaj Lacios, ndërsa më pas u zëvendësua.
“Pas traumës në shpatullën e majtë, të pësuar gjatë ndeshjes kundër Lacios, Francisko Konseisao iu nënshtrua këtë mëngjes ekzaminimeve diagnostikuese në qendrën mjekësore.
Kontrollet zbuluan pasojat e një dislokimi glenohumeral, i cili ishte rivendosur që mbrëmjen e djeshme. Futbollisti do t’i nënshtrohet terapisë dhe e ka nisur tashmë procesin e rehabilitimit, me synimin për t’u rikthyer në aktivitetin sportiv”, shkruan klubi juventin.
© SYRI.net
Harry Kane, futbollisti total: Shënon, asiston dhe luan në çdo pozicion, shifrat e tij janë të jashtëzakonshme
Luis Enrique sfidon Barcelonën: Ja si do ta ndalim Yamal-in
Lorik Cana del në krah të studentëve që protestojnë: Të rinjtë përfaqësojnë të ardhmen e venditBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: