Një 15-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në thyerjen e një bankomati në rrugën “Luigj Gurakuqi”, me qëllim vjedhjen.
Ngjarja ka ndodhur më 15 tetor 2026, ndërsa ndalimi i të miturit u bë pas veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës.
Sipas Policisë, hetimet janë pjesë e veprimeve për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të dyshuar për veprime të kundërligjshme gjatë protestave të ditëve të fundit.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


