Momenti kur i riu i ikën policisë te Parku Rinia (VIDEO)
19 Tetor 2026 |
16:46
Momente tensioni janë shënuar pak çaste më parë në zonën përreth Parkut Rinia në Tiranë, ku policia ka ndërhyrë për shoqërimin e disa protestuesve që ndodheshin në zonë.
Gjatë ndërhyrjes, efektivët kanë kapur një të ri, pranë të cilit janë afruar menjëherë protestues të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, të cilët kanë tentuar të ndërhyjnë.
Në mes të situatës së krijuar, i riu ka arritur të largohet me vrap, duke u shkëputur nga efektivët e policisë.
Ngjarja është zhvilluar në një moment tensioni, ndërsa në zonën përreth Parkut Rinia vijon prania e protestuesve dhe e forcave të rendit.
Protestuesit ‘shpëtojnë’ nga duart e policëve një të ri https://t.co/RneBEUexTC
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 19, 2026
Lajme të Sugjeruara
Operacion shpëtimi në frontin ukrainas, ushtari i plagosur evakuohet me dron (VIDEO)
Forcat e armatosura ukrainase kanë realizuar një operacion shpëtimi për të evakuuar një ushtar të plagosur nga vija e frontit, duke përdorur një dron të...
Peshkopi, tensione gjatë protestës, të rinjtë kundërshtojnë shoqërimin nga policia (VIDEO)
Edhe në Peshkopi u regjistruan këtë të hënë disa incidente, ku efektivët e policisë tentuan të shoqëronin disa të rinj protestues. Gjatë ndërhyrjes, punonjësit e...
Thyerja e bankomateve gjatë protestave, ndalohet një 15-vjeçar në Tiranë
Policia e Tiranës ka publikuar një video dhe një njoftim lidhur me incidentet e regjistruara në kryeqytet gjatë protestave të ditëve të fundit. Sipas policisë,...
- 16:46 Operacion shpëtimi në frontin ukrainas, ushtari i plagosur evakuohet me dron (VIDEO)
- 16:42 Ngrihen çadra pas Kryeministrisë, do të përdoren për të dhënë ndihmën e parë për policët e lënduar
- 16:38 Peshkopi, tensione gjatë protestës, të rinjtë kundërshtojnë shoqërimin nga policia (VIDEO)
- 16:33 OKB: Do të shkurtohen ndihmat për 500,000 njerëz në Gaza, pasi fondet po pakësohen
- 16:28 Trump mbron lehtësimin e disa sanksioneve ndaj Rusisë
- 16:22 Protestat e dhunshme, kryeministri francez thirrje autoriteteve rajonale të vendosin shtetrrethim të pjesshëm