Marc Guehi ka zbuluar se lojtarët e Manchester Cityt kanë ruajtur qetësinë dhe unitetin pas vendimit të komisionit të pavarur, i cili e shpalli klubin fajtor për shkeljen e rregullave financiare të Ligës Premier.

Në një intervistë për Hayters, mbrojtësi anglez tregoi se klubi i kishte informuar menjëherë futbollistët pas publikimit të gjetjeve të komisionit, duke shmangur kështu shqetësimet dhe panikun në dhomën e zhveshjes.


“Klubi i njoftoi të gjithë menjëherë, kështu që ne ishim mjaft të qetë”, deklaroi Guehi.

“Shumë prej nesh ishin të relaksuar, sepse kemi shumë besim te klubi dhe te gjithçka që po ndodh këtu”, shtoi ai.

Guehi theksoi se kjo situatë e ka vënë në pah edhe më shumë frymën e bashkimit brenda klubit, duke vlerësuar lojtarët, stafin dhe tifozët për qëndrimin e përbashkët në këtë periudhë të ndjeshme.

Ndërkohë, Manchester City ka apeluar vendimin dhe vazhdon të mohojë shkeljet, ndërsa pret zhvillimet e radhës në këtë çështje, e cila ka tërhequr vëmendje të madhe në futbollin anglez. /Telegrafi/

telegrafi sport app