Dëmtuan me sende të forta dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, arrestohen 5 persona! Në kërkim 15 të tjerë

19 Tetor 2026 | 16:56

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dëmtimin e Gjykatës së Apelit nga protestuesit. Mësohet se 5 persona janë vënë në pranga teksa 15 të tjerë janë në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe një i mitur 16 vjeç.

Policia bën me dije se ka sekuestruar lëndë piroteknike. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit.

“Tiranë/ Dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit, vihen në pranga 5 shtetas, shpallen në kërkim 15 të tjerë.

Sekuestrohet një sasi lëndësh piroteknike. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera përgjatë tubimit të sotëm, te Gjykata e Apelit, u identifikuan 20 shtetas që dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Në vijim, u arrestuan 5 prej tyre, konkretisht shtetasit: A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç.

16-vjeçarit, gjatë kontrollit, iu gjetën lëndë piroteknike.  Gjithashtu, u shpallën kërkim 15 shtetas të tjerë. Punohet për kapjen e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngrihen çadra pas Kryeministrisë, do të përdoren për të dhënë ndihmën e parë për policët e lënduar

Këtë të hënë janë ngritur disa çadra për ndihmën e parë për punonjësit e policisë të lënduar gjatë protestave studentore. Këto çadra janë vënë pas...
16:42 | 19/10/2026

Peshkopi, tensione gjatë protestës, të rinjtë kundërshtojnë shoqërimin nga policia (VIDEO)

Edhe në Peshkopi u regjistruan këtë të hënë disa incidente, ku efektivët e policisë tentuan të shoqëronin disa të rinj protestues. Gjatë ndërhyrjes, punonjësit e...
16:38 | 19/10/2026

Thyerja e bankomateve gjatë protestave, ndalohet një 15-vjeçar në Tiranë

Policia e Tiranës ka publikuar një video dhe një njoftim lidhur me incidentet e regjistruara në kryeqytet gjatë protestave të ditëve të fundit. Sipas policisë,...
16:14 | 19/10/2026