Para kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë të vendosur në kauzën e tyre për largimin e Edi Ramës. Shumë protestues flasin me policët të cilët kordon ruajnë kryeministrinë duke i kërkuar të heqin kapelet e të bashkohen me popullin, dhe jo të shiten për 2500 euro për të mbrojtur karrigen e atij që e quajnë kryekriminel.
"Kush do ju mbrojë. Kush do ju mbrojë respektin e popullit. Po shiteni 2500 euro që nuk keni për t’i parë kurrë. Si nuk keni parë rritjen e pensioneve dhe uniformat e reja.
Çfarë ju ka dhënë deri sot? Ka 13 vite në pushtet. Ku ia keni parë hajrin, ndërsa ju jeni duke u përballur me popullin, që në fakt duhej ti dilnit në krah. Keni hyrë në punë për të mbrojtur popullin jo karrigen e Ramës. Po rrihni fëmijët tuaj dhe moshatarët e fëmijëve tuaj.
Për çfarë që Rama kryekrimineli të bëjë më shumë lekë? Shokët e tij të bëjnë më shumë vila e apartamente? Kur ju vetë nuk blini dot një apartament? Apo fëmijët tuaj? A ia dalin ata të jetojnë në Tiranë? Rama dhe Belinda kanë apartamente sa juve nuk ju shkon në mëndja.
Ajo në shtëpi ndërsa ju po rriheni me qytetarët. Jeni këtu për tu mbrojtur Ramën që tallet me ju? Thirrini mëndjes bashkohuni me popullin" thotë protestuesja.
© SYRI.net