• Kontakt
Monday, October 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

17:47 : 19/10/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Armand Shkullaku

Përdorimi i punonjësve të administratës publike si trupa paramilitare për të goditur studentët si dhe shpërndarja e parave publike për uniformat që dhunojnë egërsisht adoleshentët që protestojnë, janë dy shenja të qarta se Edi Rama, ashtu si çdo halldup i llojit të tij, është i vendosur ta çojë vendin në përplasje civile nga frika e humbjes së pushtetit. Paniku i autokratit se çfarë do të ndodhë me të, të nesërmen që nuk do jetë në zyrën ku mendon se është i fortë, po rrezikon çdo ditë e më shumë gjakderdhjen mes shqiptarëve.

Historia jonë e afërt na ka treguar se pikërisht kur civilët shndërrohen në banda paramilitare, kur paratë e taksapagueve derdhen për makinerinë represive të dhunës shtetërore, në emër të një njeriu të vetëm, kur propaganda dhe mercenarët mediatikë mohojnë rebelimin popullor dhe flasin për duart e fshehta të Serbisë, Rusisë, Turqisë, Iranit… atëherë konflikti mes qytetarëve dhe një pushteti të verbër është i pashmangshëm. Atë nuk e shmangin as rrogat e policëve dhe as mediat e milicëve.

Një foto, ku fiksohen fytyrat e punonjësve  të një agjensie shtetërore, me dhe pa maska, e që mbajnë në duar shkopinj bejsbolli e shufra hekuri, të cilët paguhen nga taksat e atyre që janë në protestë, e rrëzon gjithë fabulën e “armikut të jashtëm” që na ka halë në sy e synon të na pengojë në rrugën tonë të lavdishme drejt BE. Kur shteti përdor punonjësit e tij si gangsterë kundër shtetasve të vet, a ka nevojë ndonjë shërbim i huaj të bëjë më shumë?

Lexo edhe:

735 pedagogë e akademikë firmosin deklaratën me 5 pika: Të ndalet dhuna policore ndaj studentëve

A varet integrimi europian i Shqipërisë nga qëndrimi i Ramës në detyrë? Zëdhënësja e KE: Dialogu është kyç

Shikoni se si e kanë kaluar këtë episod tragjik mediat e Ramës për të kuptuar se po shkohet qorrazi drejt një konflikti që nuk i dihet fundi. Në një shoqëri normale, elita e saj e shikon stabilitetin e vendit të lidhur me rregullat dhe sistemin që e kontrollon individin dhe jo anasjelltas. Individët, edhe kur shkallojnë, shkojnë e vinë. Eshtë sistemi ai që e garanton stabilitetin, janë zgjidhjet politike, rotacionet, paktet, kompromiset. Nëse edhe elita e këtij vendi e shikon fatin e saj njësoj si mercenarët e pushtetit, të lidhur me individin, pra me qënien e Edi Ramës kryeministër, atëherë çdo stabilitet është i rrejshëm dhe zgjidhja mbetet vetëm përplasja.

Elementi i dytë, për të kuptuar se ku po e çon Edi Rama vendin, janë paratë e shpërndara sot për policët që po mbrojnë karriken e tij. Nëse policia shqiptare meriton paga më të larta, shpërblime e trajtime dinjitoze , kjo duhet bërë në mënyrë institucionale dhe jo kur i duhet Edi Ramës. Paratë që marrin policët janë edhe të atyre që u thyhen eshtrat, mbyten në gaz e plumba gome dhe Edi Rama i shpërndan pa pyetur, vetëm për të motivuar mbrojtjen e të ndënjurave të tij. Një akt i tillë s’ka asgjë të ndryshme nga skenat kur Eskobar hapte thesin dhe u hidhte tufat e dollarëve ushtarëve të tij pasi i kishte shpëtuar ndonjë operacioni të DEA-s. I vetmi dallim është se Eskobari i bënte paratë duke rrezikuar jetën e tij, ndërsa ky duke rrënuar jetët e të tjerëve.

A ka nevojë edhe në këtë rast për ndonjë agjenturë të huaj për të nxitur urrejtjen mes shqiptarëve? Çfarë mund të mendojë një baba që punon 12 orë në ditë për të rritur fëmijët e tij dhe ata i përfundojnë të rrahur, gjakosur e trajtuar si kafshë nga ata që kryeministri sapo i shpërbleu me nga 2500 euro për kokë? A ka mënyrë më efikase se kjo për të provokuar konfliktin civil?

Në vend të flasin për ca kioska të djegura e xhama të thyera, dëmi i të cilave nuk shkon më shumë se dy vilat e Ballukut në jug, ata që seriozisht duan stabilitetin dhe paqen sociale duhet të bërtasin për shkakun e vërtetë që po e çon vendin drejt një krize të përgjakshme. Çdo veprim i Edi Ramës, nga shpërthimi i revoltës e deri më sot, ka qenë një shishe benzine që i është hedhur zemërimit popullur. Dhe mbajtja me çdo çmim i pushtetit dihet se ku të çon. Prandaj në vend të agjenturave, duarve të zeza e të bardha, gishti duhet të drejtohet nga ai që, qoftë edhe nëse i kanë rënë në qafë me pa të drejtë, duhet të largohet për të shpëtuar diçka më të madhe se karrikia e tij.

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë. Por një gjë është e sigurtë: të rinjtë nuk i tremb dot një autokrat i plakur, sado policë e ushtarë të ketë pas vetes. Një ditë, ata do t’u tregojnë fëmijëve të tyre, në ndonjë muze të Surrelit, se si përfundoi kopja e një diktatori përballë fuqisë së kauzës që ata përqafuan e për të cilën luftuan.

Etiketa: armand shkullakuEdi Ramaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

735 pedagogë e akademikë firmosin deklaratën me 5 pika: Të ndalet dhuna policore ndaj studentëve

17:27 : 19/10/2026
AKTUALITET

A varet integrimi europian i Shqipërisë nga qëndrimi i Ramës në detyrë? Zëdhënësja e KE: Dialogu është kyç

17:08 : 19/10/2026
AKTUALITET

Protesta e ditës së djeshme, 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht

16:59 : 19/10/2026
AKTUALITET

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

16:42 : 19/10/2026
AKTUALITET

“Lironi fëmijët tanë!”/ Protestueset përplasen me policinë para Kryeministrisë: Do të shkoni në Strasburg!

16:14 : 19/10/2026
AKTUALITET

Policia tërhiqet, hapet rruga para Kryeministrisë

16:05 : 19/10/2026

TË GJITHA

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

17:47 : 19/10/2026

735 pedagogë e akademikë firmosin deklaratën me 5 pika: Të ndalet dhuna policore ndaj studentëve

17:27 : 19/10/2026

Prethi: Policia ka arrestuar me forcë drejtues dhe anëtarë të Lëvizjes “Shqipëra Bëhet”

17:18 : 19/10/2026

A varet integrimi europian i Shqipërisë nga qëndrimi i Ramës në detyrë? Zëdhënësja e KE: Dialogu është kyç

17:08 : 19/10/2026

Protestuesit sulmuan dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, 5 në pranga, në kërkim 15 të tjerë

17:00 : 19/10/2026

Protesta e ditës së djeshme, 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht

16:59 : 19/10/2026

Tensione gjatë protestës në Peshkopi, të rinjtë kundërshtojnë shoqërimin nga policia – VIDEO

16:45 : 19/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com