Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 7-të e revoltës përfshin Shqipërinë, policia e krimit arreston dhunshëm të rinjtë

VIDEO/ Sula: Policia dhunon studentët në Universitetin e Vlorës, Rama i frikësuar nga protesta historike e të rinjve

17:17, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka reaguar për dhunën policore në Universitetin e Vlorës.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula ka deklaruar se, policia ka dhunuar studentët.

Sipas saj, Edi Rama është i frikësuar nga protesta historike e rinisë. Ajo ka kërkuar hetimin urdhëruesit dhe autorëve të dhunës ndaj studentëve të Universitetit të Vlorës.

Deklarata e Lili Sulës:

Ndërhyrja e policisë në universitetin e Vlorës, dhe ndalimi i disa studentëve, është akt i rëndë kundër lirisë akademike dhe të drejtës për protestë.

Dhuna e forcave të policisë synon fashitjen e  protestës historike të të rinjve, ndërkohë që studentët e gjimnazistët e Shqipërisë  po përballen  çdo ditë me dhunë çnjerëzore, arrestime,  kjo është pasqyra më besnike e frikës që ka mbërthyer kreun e pushtetit Edi Ramën!

Kërkojmë nga Drejtoria e Policisë së Vlorës të marrë menjëherë masat e duhura ndaj policëve që dhunuan  universitetin ‘Ismail Qemali’, si dhe të mbajë përgjegjësi institucionale ndaj këtij akti që kanos tempullin e dijes e të formimit të qytetarëve të lirë, mision kryesor i të cilit është formimi qytetar dhe garantimi ligjor i së drejtës për të shprehur i lirë kundërshtitë dhe për të protestuar.

E drejta për të protestuar është e drejtë themelore në një shoqëri demokratike dhe nuk mund të trajtohet si cenim i rendit vetëm për shkak se shpreh kundërshtim ndaj pushtetit. Policia ka detyrimin të zbatojë ligjin dhe të mbrojë të drejtat e qytetarëve, jo të përdoret si mjet presioni ndaj studentëve.

I kërkojmë Prokurorisë në Vlorë të nisë menjëherë hetimin për të vënë para drejtësisë drejtuesit që urdhëruan dhunën dhe ata që e ushtruan atë ndaj studentëve në universitet .

Neni 5 i Ligjit 80/2015 për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë – përcakton Rolin e shtetit në arsimin e lartë.

Pika ‘dh’ e këtij neni përcakton qartësisht se shteti “garanton paprekshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të territorit të tyre. Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Cenimi i paprekshmërisë së institucioneve te arsimit të lartë ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.”

Edhe njëherë u bëjmë thirrje prindërve dhe pedagogëve të vihen në krah të studentëve dhe gjimnazistëve, jo të regjimit, i cili në vend që t’i dëgjojë dhe kuptojë të rinjtë i dhunon dhe përçmon ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco