Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 10:25 Rama paralajmëron masa ndaj protestuesve, shqyrton uljen e moshës nën 16 vjeç për përgjegjësi penale Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi masa penale dhe administrative ndaj personave që kanë shkaktuar dëme gjatë protestave të ditëve të fundit, ndërsa tha…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Policia ndjek këmba-këmbës protestuesit kudo nëpër Tiranë

Policia ndjek këmba-këmbës protestuesit kudo nëpër Tiranë

Aktualitet
E hënë, 19 Tetor 2026 20:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mbrëmja e kësaj të hëne në Tiranë u pa me terror në rrugicat e Kryeqytetit. Janë riaktivizuar tensionet dhe përplasjet në protestë, aty ku për disa orë kishte rënë qetësia, por në marshimin e tyre nga Kryeministria për në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, papritur u hodh gaz lotsjellës nga tarraca e Ministrisë së Brendshme. Më pas një pjesë marshoi në ”Rrugën e Dibrës”, ku protestuesit kanë djegur kazanë të mbetjeve. Sakaq në zonën e Medresesë, efektivët e Policisë po kalojnë në çdo rrugicë, këmba-këmbës për të shpërndarë dhe shoqëruar protestuesit.

Qeveria ”Rama 4”, po punon për sanksionet e reja në lidhje me protestën. Personat e identifikuar si autorë të akteve të dhunës gjatë protestave, mund të përballen me masa shtesë, përveç ndjekjes penale. Paketa e sanksioneve e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama pritet të përfshijë edhe kufizime për lëvizjen e tyre jashtë vendit. Një prej masave të parashikuara është përfshirja e personave të identifikuar në një “listë të zezë” në sistemin TIMS.

Mund t'ju interesojë

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

Para 40 minutash
Kumbaro: Orët e humbura do të plotësohen. Ngremë ekip psikologësh për fëmijët e prindërit

Kumbaro: Orët e humbura do të plotësohen. Ngremë ekip psikologësh për fëmijët e prindërit

Para 55 minutash
Protestat e dhunshme, Gjykata e Tiranës jep sot masat e sigurisë për 28 persona

Protestat e dhunshme, Gjykata e Tiranës jep sot masat e sigurisë për 28 persona

Para 1 ore

Masa synon t’u ndalojë këtyre personave hyrjen në vendet e BE-së, duke zgjeruar pasojat për ata që identifikohen si përgjegjës për dhunën gjatë protestave. Nisma lidhet me paketën e paralajmëruar nga Rama këtë të hënë, ndërsa grupi i punës po merret me përgatitjen e masave që synojnë të trajtojnë rastet e dhunës.

Ora 20:20. Pas shoqërimeve masive nëpër rrugët e Tiranës, dhe terrorit të shkaktuar këtë mbrëmje, efektivët janë parë në ambientet e jashtme të ”Operas” në sheshin ”Skënderbej” në Tiranë kanë tentuar të shoqërojnë një të mitur, por nuk ia kanë dalë. Ishin disa qytetarë, kryesisht gra, që nuk lejuan efektivët që të shoqëronin të miturin. Njëra prej grave i bërtet efektivit dhe i bën thirrje që të largohet.

Ora 19: 50. Arrestimet me forcë dhe ndërhyrjet e policisë në rrugët e kryeqytetit kanë shkaktuar reagimin e ashpër të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Pas pamjeve të publikuara, ku shfaqen efektivë policie duke ushtruar dhunë dhe duke shoqëruar të rinj në rrugë, Bardhi ka drejtuar akuza të forta ndaj drejtuesve të policisë dhe personave që, sipas tij, kanë urdhëruar ndërhyrjen.

Ora 19:33. Një skenë e rëndë është regjistruar pranë Kishës Ortodokse, gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë. Shtatë efektivë kanë rrethuar një protestues, e kanë dhunuar me shkopa gome dhe e kanë shtrirë në tokë. Vijon reprezalja policore, që ndjekin protestuesit nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ora 18:45. Një pjesë e protestuesëve po kalojnë në ”Rrugën e Dibrës”, ku po digjen koshat e mbetjeve. Një tjetër grup ndodhet te Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit qëndronin të ndarë në dy grupe, njëri pranë Kryeministrisë dhe tjetri te Parku Rinia. Pas mbërritjes së të rinjve të maskuar, të cilët u vendosën në krye të protestës, turma u zhvendos drejt Kryeministrisë për t’u bashkuar me grupin tjetër. Protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave në zonën e Piacës, në një përpjekje për të ngadalësuar lëvizjen e forcave të policisë. Situata në terren mbetet e tensionuar, ndërsa akti i djegies së kazanëve ka shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e situatës dhe përplasjet e mundshme mes protestuesve dhe efektivëve të rendit.

Lexoni edhe:

Trazira te ”Opera”/ Efektivi kërkon të shoqërojë të miturin, disa gra e ndalojnë

PD: Migena Laska ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

VIDEO/ Arrestime masive në Tiranë, PD: Kë po dhunoni si kafshë, more të paburrë?

VIDEO/ E moshuara shpërthen ndaj terrorit policor te Medreseja: Do t’i vendosni flakën Shqipërisë me polici?

Denoncimi nga rinia: Policët ushtruan dhunë, ndaluan së qëlluari sapo erdhën mediat

Tensionet në protestë, lëndohet një kalimtar

Bardhi akuza Ramës dhe Ballukut për veprimet e policisë: Paguhen nga shqiptarët, jo për të mbrojtur pushtetarët

Rama foli për sanksione/ Dhunuesit do të futen në ”listë të zezë”, rrezikojnë hyrjen në BE

Protestat në Tiranë, zv/ministrja Ruseti paralajmëron të miturit: Përgjegjësia penale nis nga 14 vjeç

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

Deputeti i PS, Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës

Protesta e së dielës, 68 të arrestuar dhe 22 të proceduar. Policia: Janë lënduar 20 efektivë

Flakët te Gjykata e Apelit, vihen në pranga 5 persona. Mes tyre dhe një i mitur

Dy makina ujëhedhëse mbërrijnë në Rinas, PD: Rama po përgatitet të godasë protestuesit

Polici shpërndan ujë, Taulant Balla poston video-n: E kanë hak rritjen e pagës

Pas 7 ditësh luftë, situatë e qetë dhe e paqtë te Kryeministria

Ndalohet 15-vjeçari, tentoi të vidhte në një bankomat gjatë protestës

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

VIDEO/ Tensione te Parku Rinia, qytetari reagon ashpër ndaj policisë: Diçka ka për të ndodhur





























Etiketat e lidhura

gazperplasjeprotesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama paralajmëron masa ndaj protestuesve, shqyrton uljen e moshës nën 16 vjeç për përgjegjësi penale
KRYESORE Tani

Rama paralajmëron masa ndaj protestuesve, shqyrton uljen e moshës nën 16 vjeç për përgjegjësi penale

Kylian Mbappe zbulon sekretin e tij të çuditshëm: Është zakon i keq …
SPORTI Para 11 minutash

Kylian Mbappe zbulon sekretin e tij të çuditshëm: Është zakon i keq …

Kristian Shpendi: Ëndërr të luajmë së bashku te Kombëtarja, si vëllezërit Espozito
SPORTI Para 33 minutash

Kristian Shpendi: Ëndërr të luajmë së bashku te Kombëtarja, si vëllezërit Espozito

Rama: Kush ka bërë akte të dhunshme do t’i ndalohet kalimi në shtetet e BE!
KRYESORE Para 38 minutash

Rama: Kush ka bërë akte të dhunshme do t’i ndalohet kalimi në shtetet e BE!

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 9 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 13 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 9 orësh

Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 16 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 13 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 12 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.