Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Nëpunësit Administrativë në një procedurë të shkurtuar.

Me 65 vota "pro" dhe vetëm një "kundër", zgjidhja e re ligjore u miratua pa mbështetjen e deputetëve të opozitës.
Ndryshimet e propozuara kanë shkaktuar pikëpamje krejtësisht të kundërta në legjislaturë.


Sipas grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, këto ndryshime duhet të sjellin pavarësi më të madhe në punën e përditshme të shërbimeve administrative.

Siç shpjeguan ata, kjo pavarësi do të përfshijë shërbimin parlamentar, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Drejtorinë së Doganave, si dhe gjykatat, prokuroritë dhe institucionin e Avokatit të Popullit.

Në të kundërt, deputetët e LSDM-së kanë bërë kritika dhe vërejtje serioze, veçanërisht në pjesën që rregullon statusin e shërbimit parlamentar. Ata besojnë se me zbatimin e këtyre zgjidhjeve ligjore, ky shërbim do ta humbasë plotësisht pavarësinë e tij të mëparshme.

Përndryshe Ligji bazë për Nëpunësit Administrativë u miratua në korrik 2025. Ai rregullon aspekte kyçe për administratorët, duke përfshirë klasifikimin e vendeve të punës, procedurat e rekrutimit, ngritjen në detyrë, vlerësimin dhe statusin e tyre të përgjithshëm. Ndërhyrjet e fundit të votuara në Kuvend lidhen konkretisht me nenin 8, paragrafin 4, si dhe nenin 35 të Ligjit./Telegrafi/