Rikthehen tensionet te sheshi Skënderbej, protestuesit hedhin kapsolla e fishekzjarrë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

19 Tetor 2026 | 18:34

Tensionet janë rikthyer mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit në zonën pranë sheshit Skënderbej, ku situata është përshkallëzuar pas një periudhe qetësie.

Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe kapsolla në drejtim të policisë, ndërsa efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Megjithëse pak orë më parë situata dukej e qetë, përplasjet kanë rinisur, duke rikthyer tensionin në protestën e kësaj të hëne në Tiranë.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vijon mes përplasjeve mes demonstruesve dhe forcave të rendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia mësyn ndaj protestuesve pranë Ministrisë së Brendshme, të rinjtë kundërpërgjigjen me kapsolla e fishekzjarrë

Policia ka ndërmarrë një mësymje për të larguar protestuesit që ishin vendosur në bulevard, pranë Ministrisë së Brendshme. Protestuesit janë kundërpërgjigjur me kapsolla dhe fishekzjarrë,...
18:24 | 19/10/2026

Protestuesit nisin marshimin, hidhen lëndë plasëse

Situata në kryeqytet ka marrë një dinamikë të re, ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin pasi kanë qëndruar për disa orë para Kryeministrisë. Të ndarë në...
18:16 | 19/10/2026

Protesta studentore e së dielës, policia: 69 të arrestuar dhe 20 të proceduar

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me protestën e së dielës. Mësohet se 69 persona janë vënë në pranga. Më tej...
17:00 | 19/10/2026