Aktualitet

Vijon e tensionuar protesta në Tiranë, protestuesit hedhin breshëri fishekzjarrësh drejt policisë!

Protesta në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, pas disa orësh heshtje.

Protestuesit kanë hedhur breshëri fishekzjarrësh, përfshirë molotovë në drejtim të policisë.

Forcat e rendit po i ndjekin nga pas, të mbështetura nga autoboti me ujë.

Gjatë incidenteve, u është vënë flaka edhe koshave të mbeturinave, duke shtuar tensionet në zonën ku po zhvillohet tubimi.

Situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar, teksa protesta është shoqëruar me zhvillime të reja në terren.

Protestuesit janë ndarë në dy grupe, ndërsa policia ka ndërhyrë me autobotë në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Prania e forcave të policisë dhe e autobotëve ka rritur tensionet në zonën ku po zhvillohet tubimi.

LEXO EDHE: 735 pedagogë e akademikë firmosin deklaratën me 5 pika: Rama të dorëhiqet, të ndalet dhuna policore ndaj studentëve!

Policia po tenton të shpërndajë protestuesit, ndërsa situata mbetet e tensionuar pranë institucionit.

Strategji e re e Policisë së Shtetit në ditën e shtatë të protestave të dhunshme në Tiranë. Ndërhyrje të menjëhershme me gaz lotsjellës e ujë dhe ndjekje këmba-këmbës të protestuesve të maskuar, duke mos i lejuar të rigrumbullohen për të vijuar sulmet. Ndryshe nga ditët e mëparshme, forcat e shtuara të policisë i ndoqën në çdo rrugë ku u zhvendosën.

LEXO EDHE: Plasin kapsollat e para në Bulevard, hidhet edhe molotov, protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”!

Tensionet gjatë protestës janë përshkallëzuar më tej, teksa protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave në zonën e Piacës, në një përpjekje për të ngadalësuar lëvizjen e forcave të policisë.

Situata në terren mbetet e tensionuar, ndërsa akti i djegies së kazanëve ka shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e situatës dhe përplasjet e mundshme mes protestuesve dhe efektivëve të rendit.

Sipas pamjeve, kazanët e mbeturinave janë përdorur si pengesa në rrugë, me synimin për të vështirësuar avancimin e policisë drejt zonës ku ndodhen protestuesit.