Protestat studentore, reagon ambasada e Zvicrës në Tiranë: Palët të ulin tensionet
Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka dalë me një reagim lidhur me protestat studentore që po vijojnë prej 7 ditësh në kryeqytet. Ambasada në reagim bën thirrje që palët të ulin tensionet dhe të zhvillojnë dialog konstruktiv.
“Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike.
U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, shkruhet në reagim.
Tensione pranë Parkut Rinia, protestuesit hedhin gurë ndaj autobotit të policisë
Përfshihet nga flakët një pemë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia hedh ujë me presion
Përplasje mes një grupi protestuesish dhe policisë në bulevard
- 19:21 Tensione pranë Parkut Rinia, protestuesit hedhin gurë ndaj autobotit të policisë
- 19:03 Përfshihet nga flakët një pemë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia hedh ujë me presion
- 19:00 Përplasje mes një grupi protestuesish dhe policisë në bulevard
- 18:58 Tensione në Tiranë, policia tenton ti rrethojë, protestuesit futen në rrugicat e “Rrugës së Dibrës” (VIDEO)
- 18:44 Protestuesi humb ndjenjat, merr ndihmën e parë nga qytetarët
- 18:34 Protestuesit djegin koshat e mbeturinave, policia hedh ujë me presion ndaj tyre