SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët
Emigrantët nga Ukraina dhe Sudani do të vazhdojnë të kenë, përkohësisht, statusin e mbrojtjes së përkohshme në Shtetet e Bashkuara, njoftoi Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare më 19 tetor, në ditën kur kjo mbrojtje pritej të skadonte.
Në një deklaratë, një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare tha se njoftimet për ukrainasit dhe sudanezët që përfitojnë nga Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme (TPS) do të bëhen “në kohën e duhur” dhe se mbrojtja e tyre në kuadër të legjislacionit për imigracionin do të mbetet në fuqi.
Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme u mundëson personave që ndodhen tashmë në SHBA të qëndrojnë në vend dhe të punojnë ligjërisht, nëse vendet e tyre të origjinës preken nga fatkeqësi natyrore, konflikte të armatosura apo rrethana të tjera të jashtëzakonshme.
Kjo shtyrje e përkohshme është e dyta brenda dy muajsh për disa emigrantë që përfitojnë nga programi TPS, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndërmarrë hapa për të dëbuar shtetas të huaj, si pjesë e një fushate kundër imigracionit.
Në shtator, administrata e tij u lejoi përfituesve të TPS-së nga El Salvadori ta mbanin statusin e mbrojtjes së përkohshme, pasi më herët kishte ndërmarrë hapa për t’ua hequr atë shtetasve të Haitit, Venezuelës, Somalisë, Jemenit, Sirisë dhe vendeve të tjera.
Ky vendim i fundit vjen në një kohë kur presidenti Trump ka vendosur që të mos vendosë sanksione të ashpra ndaj Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës, që ka nisur katër vjet më parë, dhe ka hequr sanksione ndaj eksporteve ruse të naftës.
Rreth 240.000 ukrainas që janë larguar nga lufta janë regjistruar për të përfituar statusin TPS në SHBA.
Vlerësohet se 6.800 përfitues të TPS-së janë nga Sudani, ku lufta mes ushtrisë dhe një grupi rival paramilitar ka shkaktuar një nga krizat më të rënda humanitare në botë.
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin
Arabia Saudite shtyn konferencën e investimeve në vitin 2027, shkak situata në Lindjen e Mesme
Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç
- 19:54 Dy automjete të policisë ndjekin protestuesit në sheshin “Skënderbej”
- 19:50 Shpërblimi për policët, Vengu: Edhe arsimtarët, ushtarakët, mjekët e zjarrfikësit në krye të piramidës së pagave
- 19:39 Ndërpritet energjia elektrike në Spitalin e Traumës, e gjithë struktura në errësirë për dy minuta
- 19:32 Policia ndalon disa protestues brenda oborrit të Kishës Orthodhokse në Tiranë
- 19:27 Policia hedh gazlotsjellës ndaj protestuesve, shpërndahen përkohësisht
- 19:24 Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin