NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se gjatë muajit shtator ka realizuar pastrimin dhe bartjen e 34 kamionëve me mbeturina drejt deponisë në Mirash.

Sipas njoftimit të kompanisë, këto aktivitete kanë pasur për qëllim mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe përmirësimin e ambientit në Komunën e Fushë Kosovës.


Me këtë rast, NPL “Fushë Kosova” u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë, duke shmangur hedhjen e mbeturinave në vende të papërshtatshme.

Kompania ka theksuar se kujdesi për një ambient të pastër kërkon bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e të gjithë qytetarëve. /Telegrafi/