Supermodelja ruse Irina Shayk ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të guximshme në festën pas sfilatës së “Victoria’s Secret” në Los Angeles, ku u shfaq me një kombinim që nuk linte shumë vend për imagjinatë.
Modelja 40-vjeçare zgjodhi një palë pantallona burgundy, tërësisht transparente dhe me bel shumë të ulët, të cilat zbulonin të brendshmet. Ajo e kompletoi veshjen me një reçipetë të zezë, këpucë me taka në të njëjtën nuancë me pantallonat, një varëse me kryq dhe një çantë me print leopardi.
Shayk mori pjesë në festën e organizuar pas sfilatës së “Victoria’s Secret”, ku kishte dalë edhe në pasarelë. Fotografitë e paparacëve e shfaqën modelen me një veshje provokuese, që ndërthurte tendencat e modës eksperimentale me një stil të guximshëm.
Pantallonat transparente, të krijuara nga marka Mowalola, ishin elementi kryesor i kombinimit. Prerja tepër e ulët dhe materiali i tejdukshëm e bënë paraqitjen e saj një nga më të komentuarat e mbrëmjes.
Modelja ruse është prej vitesh një nga emrat e njohur të industrisë ndërkombëtare të modës dhe ka marrë pjesë në disa prej sfilatave më të rëndësishme të markave prestigjioze.
Paraqitjet e saj shpesh karakterizohen nga zgjedhje të guximshme, ndërsa Shayk ka treguar se ndihet gjithnjë e më e sigurt në stilin dhe imazhin e saj.
Në një intervistë të dhënë para sfilatës së këtij viti, ajo foli edhe për rëndësinë e vetëbesimit, duke theksuar se të ndihesh rehat me veten është një nga elementet më të rëndësishme të bukurisë.
Me këtë paraqitje, Irina Shayk dëshmoi edhe një herë se nuk i shmanget eksperimenteve në modë, ndërsa fotografitë nga festa pas sfilatës u bënë shpejt pjesë e vëmendjes së mediave rozë.