Terrori/ Policia mësyn baret në sheshin 'Skënderbej' për ‘gjahun’ e radhës, qytetarët i përzënë

20:06, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas reprezaljeve dhe dhunës ndaj protesuesve në oborrin e Kishës Ortodokse, policia ka mësyrë sheshin ‘Skëndërbe’ duke u futur në bizneset private të bar-kafeneve.

Pas përplasjeve në rrugën e Dibrës, policia mësyu për të gjetur protestues të fshehur në lokalet e Pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës. Atje u ballafaqua me klientë vajza të reja që ndaluan bastisjen e dhunshme të policisë në kërkim të të miturve.

Dhjetëra efektivë policie kanë tentuar të futen brenda bizneseve private te Pallati i Kulturës porse nuk janë lejuar, ndërsa qytetarët i kanë përzënë me thirrjet: ‘Zhdukuni’.

Efektivët janë larguar duarbosh, duke mos mundur të arrestojnë asnjë qytetar.

Ndërkohë rrugët e Tiranës janë mbushur plot me postblloqe të paligshme policore, duke kontrolluar çdo motorist që kalon nëpër rrugë.

Policia druhet se ata mund të shpërndajnë gurë dhe mjete piroteknike për protestuesit, ndërsa mbrëmja e sotme shënon natën e 7 të protestave studentore.

Sakaq dhuna policore është ashpërsuar së tepërmi nga ana e efektivëve, të cilët kanë hedhur masivisht gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, ku nuk kanë munguar as bombat Molotov, plumbat e gomës dhe botet e ujit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco