Kisha Orthodhokse reagon pas incidentit në oborrin e Katedrales në Tiranë: Distancohuni nga dhuna

19 Tetor 2026 | 20:37

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të regjistruar në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, gjatë protestës së pasdites në kryeqytet.

Përmes një reagimi zyrtar, Kisha shpreh shqetësimin për ngjarjet, duke theksuar se vendet e shenjta nuk duhet të kthehen në hapësira konfliktesh dhe përplasjesh.

“Katedralja ‘Ngjallja e Krishtit’ është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes”, thuhet në reagim.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna dhe të kërkojnë hapësira dialogu për zgjidhjen e konflikteve.

Reagimi vjen në një ditë të tensionuar në Tiranë, ku protesta e të rinjve është shoqëruar me incidente dhe përplasje në disa zona të kryeqytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy automjete të policisë ndjekin protestuesit në sheshin “Skënderbej”

Dy automjete të policisë u janë vënë në ndjekje protestuesve brenda sheshit “Skënderbej”, në një përpjekje për t’i trembur dhe për t’i larguar ata nga...
19:54 | 19/10/2026

Shpërblimi për policët, Vengu: Edhe arsimtarët, ushtarakët, mjekët e zjarrfikësit në krye të piramidës së pagave

Deputeti socialist, Pirro Vengu ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për shpërblimin e efektivëve të Policisë së Shtetit të cilët prej ditësh janë në...
19:50 | 19/10/2026

Ndërpritet energjia elektrike në Spitalin e Traumës, e gjithë struktura në errësirë për dy minuta

Një problem me energjinë elektrike është regjistruar pasditen e kësaj të hëne, rreth orës 19:30, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Për rreth dy minuta,...
19:39 | 19/10/2026