Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta

Dhuna ndaj protestuesve në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira përplasjesh

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas pamjeve të dhunës së policisë ndaj protestuesve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, duke shprehur shqetësimin dhe duke kërkuar respektimin e vendeve të shenjta.

Në reagimin e saj, Kisha thekson se këto mjedise nuk mund të kthehen në hapësira konflikti dhe përplasjesh. “Ato asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato”, thuhet në deklaratë.

Kisha rikujton se Katedralja “Ngjallja e Krishtit” është vend i shenjtë lutjeje, ku kryhen shërbesat fetare dhe predikohet kultura e paqes. Reagimi vjen pasi institucioni fetar ka parë pamjet e ngjarjeve të ndodhura në oborrin e saj.

Në përfundim, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përsërit thirrjen për distancim nga dhuna dhe për gjetjen e hapësirës së dialogut.

REAGIMI I PLOTË

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pasi pa pamjet e ngjarjeve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, shpreh shqetësimin dhe bën thirrje të respektohen vendet e saj të shenjta. Ato asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato.

Katedralja “Ngjallja e Krishtit” është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë bën edhe njëherë thirrje për distancim nga dhuna dhe gjetjen e hapësirës së dialogut. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.