Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Ish-shefi i sigurimit Bujar Hoxha, dosja Rama

Kisha Orthodhokse: Respektoni vendet e shenjta, distancohuni nga dhuna dhe dialogoni

Kisha Orthodhokse: Respektoni vendet e shenjta, distancohuni nga dhuna dhe dialogoni

20:46, 19/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas pamjeve të dhunës në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, gjatë protestës së zhvilluar më 19 tetor.

Në reagimin zyrtar, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kërkon respektimin e vendeve të shenjta dhe distancimin nga dhuna.

Kisha kërkon nga palët të gjejnë hapësirën e dialogut.

REAGIM

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pasi pa pamjet e ngjarjeve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, shpreh shqetësimin dhe bën thirrje të respektohen vendet e saj të shenjta. Ato asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato.

Katedralja “Ngjallja e Krishtit” është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë bën edhe njëherë thirrje për distancim nga dhuna dhe gjetjen e hapësirës së dialogut.

Tiranë, më 19 tetor 2026

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco