Përplasjet mes protestuesve e Policisë në Tiranë përmes fotove

Dita e shtatë e protestës është shoqëruar me një përshkallëzim të tensioneve gjatë orëve të mbrëmjes, ku grumbullimet e të rinjve kaluan në përplasje të hapura me forcat e rendit përgjatë disa prej nyjeve kryesore të kryeqytetit.
Në ditën e shtatë radhazi, protestuesit në Shqipëri kanë vetëm një kërkesë: largimin e kryeministrit Edi Rama.
Telegrafi u sjellë disa nga pamjet më dramatike të kësaj proteste.

Protestuesit kanë dalë në rrugët e Tiranës, por edhe në disa qytete të tjera të vendit.

Në gjashtë ditët e mëparshme, përplasjet me policinë kanë qenë të ashpra, ndërsa institucione të ndryshme janë sulmuar me gurë.

Përballë përshkallëzimit të dhunës, efektivët e Policisë së Shtetit ndërhynë me mjete të posaçme për kontrollin e turmës.

Me shpërndarjen e bërthamës kryesore nga sheshi, përplasjet u fragmentuan në disa rrugë dytësore dhe zona banimi.

Grupe protestuesish vijuan të hidhnin sende të forta dhe t’u vinin zjarrin kazanëve të mbeturinave te zona e “9 Katësheve” dhe përgjatë Rrugës së Dibrës.

Policia u kundërpërgjigj duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë në përpjekje për të shpërndarë turmën e mbledhur, ndërsa përballej me goditjet e vazhdueshme me lëndë piroteknike.

Ministria e Brendshme deklaroi se mosha e mitur nuk i përjashton nga përgjegjësia penale ata që shkaktojnë dhunë.

Gjatë marshimit janë hedhur kapsolla, fishekzjarre dhe molotovë, ndërsa në rrugë janë ndezur zjarre.

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 22 shtetas.

Trupat e repartit special “Shqiponja” kanë rrethuar zonën dhe u kanë kërkuar me tonë kërcënuese qytetarëve të largohen nga trotuaret.


Qeveria shqiptare ka njoftuar se po përgatit një paketë masash për protestuesit që kanë kryer akte dhune dhe vandalizëm gjatë protestave në kryeqytet prej tashmë një jave.

































