Çollaku-deputetit të PS-së: Të mbrosh mazhorancën në këtë situatë kërkon kurajë të madhe, mosbindja civile ia ka vrarë legjitimitetin qeverisë

19 Tetor 2026 | 21:53

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, politikani Kreshnik Çollaku i tha deputetit të Partisë Socialiste, Ermal Pacaj, se meritonte komplimente për kurajën që, si përfaqësues i mazhorancës, po përballej publikisht në një studio televizive me situatën e krijuar nga protestat në Tiranë.

Çollaku e cilësoi protestën një ditë suksesi për mosbindjen civile, duke argumentuar se synimi i saj nuk është marrja e godinave apo e zyrave shtetërore, por paralizimi i funksionimit të institucioneve.

“Duhet të komplimentohesh për kurajën që, si përfaqësues i PS-së, sot ballafaqohesh publikisht. Të jesh sot përfaqësues dhe të mbrosh e të justifikosh këtë situatë në Tiranë duhet kurajë shumë e madhe. Po numëron numrin e gurëve në trotuar. Unë jam edhe prind, por po e lë prindin mënjanë dhe po flas si politikan. Kjo është një ditë suksesi e një mosbindjeje civile klasike. Çfarë mendoni, se këta 14-vjeçarë do të vrasin Edi Ramën apo do t’i marrin karrigen? Synimi nuk është të marrin godinën apo të zënë zyrën, por të defunksionalizojnë funksionimin e shtetit dhe autoritetin e tij. Mosbindja civile nuk e vret ligjshmërinë e një kryeministri. Ai zgjidhet ose rrëzohet me votën e parlamentit ose në zgjedhje. Mosbindja civile vret legjitimitetin e një autoriteti dhe kjo mosbindje civile ia ka vrarë legjitimitetin qeverisë sot. Tiranën nuk e qeveris qeveria, por këto grupet e 14-vjeçarëve. Policia është shndërruar në një gjahtare të adoleshentëve. Çdo orë që zgjat paraliza e institucioneve është fitore për mosbindjen civile. Sot qeveria në Tiranë nuk mund ta ushtrojë autoritetin e saj si institucion. As ligjin nuk e garanton, as semaforët, as lëvizjen, as biznesin, as bankat. Tirana është paralizuar. Nuk qeveris qeveria, por qeverisin këto grupe dhe kjo është fitore për mosbindjen civile”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku: Rama me shpërblimet, zbuloi kush janë policët që rrahën 14-vjeçarët

Ish-deputet dhe këshilltari i ish-presidentes së Kosovës, Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur...
21:53 | 19/10/2026

7 të lënduar marrin ndihmë mjekësore pas protestës në Tiranë, mes tyre policë, protestues dhe kalimtarë

Shtatë persona kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë protestës së 19 tetorit në Tiranë, mes tyre një efektiv policie, një protestues i mitur, përfaqësues të medias...
21:17 | 19/10/2026

Protesta e studentëve, qeveria jep 740 milionë lekë shpërblim për policinë

Vendimi vjen pas gjashtë ditësh protestash dhe përplasjesh në kryeqytet. Rama u ka shprehur mbështetjen efektivëve të Policisë së Shtetit, ndërsa qeveria miraton fondin financiar...
20:49 | 19/10/2026