Pedagogët bashkohen me studentët: Nesër marshim te Politekniku kundër dhunës policore
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve, e cila vijon prej 6 ditësh. Përmes një deklarate, SPUSH ka dënuar me ashpërsi atë që e cilëson si “dhunë policore” mbi të rinjtë dhe ka thirrur një marshim solidariteti.
Të martën, më 20 tetor, në orën 10:00, pedagogët dhe stafi akademik do të mblidhen në sheshin para Universitetit Politeknik nën moton “STOP DHUNËS NDAJ STUDENTËVE”.
Sipas sindikatës, kjo përshkallëzim i reagimit vjen pasi ndërhyrjet policore kanë kapërcyer çdo protokoll institucional dhe normë njerëzore. SPUSH i bën thirrje trupës akademike dhe qytetarëve për pjesëmarrje masive, duke e konsideruar këtë një detyrim moral e qytetar për mbrojtjen e studentëve dhe krijimin e hapësirave për dialog.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



