Një 17-vjeçar është dhunuar nga policët e Edi Ramës, ndërsa po hante një panine me shokët e tij. Dëshmia e tij është publikuar nga Aulon Kalaja, i cili shfaqet pranë të miturit pas ngjarjes dhe thotë se do ta shoqërojë në shtëpi, pasi kishte kontaktuar edhe me familjarët e tij.
Në videon e publikuar, adoleshenti Florel Emini, tregon se ka qenë me dy shokë, kur është përballur me efektivët e policisë. Sipas dëshmisë së tij, ai u ka shpjeguar se nuk ishte pjesë e protestës, por se po qëndronte aty me shokët dhe po hante bukë.
17-vjeçari deklaron se një prej efektivëve e ka tërhequr zvarrë, ndërsa një tjetër e ka goditur me grushte.
‘Më ra me shkop gome, kurse ai tjetri më ra me grusht, pastaj te gjoksi’, rrëfen i riu në videon e publikuar nga Kalaja.
© SYRI.net