Ndeshjet kundër Beshiktashit janë gjithmonë të veçanta për Ernest Muçin, i cili tregon formë të shkëlqyer ndaj skuadrës e cila e solli në Turqi, por nuk besoi në aftësitë e tij.
Në sfidën e sotme në kampionatin turk, sulmuesi i Kombëtares shqiptare dha përsëri një tjetër paraqitje të mirë, duke qenë vendimtar.
Gjatë fitores 2-0, Muçi ishte protagonist, sidomos i aksionit të golit të parë të ekipit të tij në minutën e 21-të.
Ai bëri një driblim të jashtëzakonshëm dhe pastaj gjuajti drejt portës, duke gjetur përgjigjen e portierit. Por Tufan ishte i vëmendshëm dhe arriti të çonte sferën në rrjetë.
Më pas Trabzonspori shënoi edhe me Salah në pjesën e dytë dhe vulosi një fitore e cila e ndihmoi të kapërcente pikërisht Beshiktashin në renditje, duke marrë vendin e 4-t, vetëm 3 pikë larg Gallatasarajt të vendit të parë.
© SYRI.net
‘Braktisi’ kombëtaren portugeze, 255 euro gjobë dhe 30 ditë pezullim për Ronaldon
Goditje për Mançester Sitin, ylli i sulmit përfundon dy muaj jashtë fushave të lojës
I larguari pak muaj më parë si dështim nga Juventusi kthehet si president klubi në ItaliBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: