Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, kritikoi qëndrimet e ambasadës dhe Komisionit Europian ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri, duke deklaruar se ato nuk pasqyrojnë realitetin e revoltës qytetare dhe pakënaqësinë e të rinjve ndaj qeverisë së Edi Ramës.
Sipas Neshos, deklaratat e institucioneve ndërkombëtare janë të papranueshme kur nuk reflektojnë zhvillimet në vend dhe pritshmëritë e shqiptarëve për respektimin e parimeve demokratike. Ai theksoi se integrimi europian është parë si një shpresë për ndërtimin e një shteti ku sundojnë ligji dhe standardet demokratike.
Diplomati vuri në pikëpyetje edhe mënyrën se si hartohen raportet për Shqipërinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, duke pretenduar se kryeministri Edi Rama ka blerë influencë politike te burokratë amerikanë për të siguruar raporte në favor të tij.
‘Shumë e drejtë, aq më tepër që ka një rregull që kur Kongresi përcakton linjën e politikës së jashtme dhe duhet që Departamenti i Shtetit të marri në konsideratë deklaratat tepër të fuqishme të tre kongresmenëve amerikanë që janë lidera të Kongresit.
Pra, këtu tregohen që, e para, Rama për një kohë të gjatë ka blerë influencë politike në shumë aspekte te burokratët, duke përfshirë edhe brenda Departamentit të Shtetit që vazhdojnë për të përgatitur ato raportet në favor të tij.
Dhe duke qenë se është një, për mendimin tim, ju me të drejtë e shtroni këtë pyetje dhe kjo është diçka që nuk duhet të ndodhi, për arsye se nuk reflekton realitetin e zhvillimit të ngjarjeve në Shqipëri. Në Shqipëri është një revoltë e popullit, e kësaj rinie heroike e cila nuk përputhet më me një shtet diktatorial, një shtet që i privon ata nga e ardhmja e tyre.
Pra, në këtë kuptim mendoj që akoma si ambasada këtu, por edhe Komisioni Europian, i cili e shikon procesin e integrimit të Shqipërisë shumë ngushtë dhe ka qenë shpresë për shqiptarët që ne po futemi në një botë ku rregullat dhe principet demokratike do të respektohen se janë kushte të domosdoshme, të bëjnë deklarata të tilla të papranueshme.
Pra, demokracia nuk mund të barazohet me interesat e një personi të vetëm, aq më tepër që duhet të themi me ngjarjet e fundit, si e trajton ai shtetin. Që në aspektin financiar dhe shpërdorimit të qeverisë është bërë si një automat i ATM-së që nxjerr lekët, del në një konferencë edhe thotë do paguaj kaq lekë këtu, 250 mijë kur vjen puna që rrezikohen ato pushteti i tij.
Nga ana tjetër, i konsideron dhe kjo është turp dhe unë jam plotësisht dakord me komentin tuaj Zoti Peka, që konsideron gjithë politikën e shtetit si mercenar në funksion të mbrojtjes të pozicionit të tij kriminal. Dhe këtu krijohet një ballafaqim moral me shoqërinë, çfarë do të bëjnë këta?
Do ta pranojnë këta të jenë pjesë e një shoqërie... do jenë këta pjesë e kësaj shoqërie apo do të trajtohen si mercenarë? Sepse, po pranuan këta të jenë mercenarë, nesër Rama këta do t'i heqi.
Këta do t'i heqi dhe do marri mercenarë më të fuqishëm nga Afrika, nga vendet e tjera kriminelë.‘, u shpreh diplomati Agim Nesho në SYRI TV.
© SYRI.net