
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve do protestojë nesër para Universitetit Politeknik.
Në njoftimin e sindikatës dënohet dhuna policore, e cila theksojnë ata nuk njeh as protokolle dhe as humanizëm.
Njoftimi
“Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh.
Ajo po ndjek me kujdes dhe shqetësim të jashtëzakonshëm dhunën policore, e cila nuk njeh më as protokolle institucionale dhe as humanizëm njerëzor. Në keto kushte ju ftojmë: Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh.
Ajo po ndjek me kujdes dhe shqetësim të jashtëzakonshëm dhunën policore, e cila nuk njeh më as protokolle institucionale dhe as humanizëm njerëzor. Në keto kushte ju ftojmë: të martën, datë 20 tetor 2026, ora 10:00, në një marshim solidariteti me moton “ STOP DHUNËS NDAJ STUDENTËVE ”, Sheshi para Universitetit Politeknik – UPT.
Pjesëmarrja jonë është detyrim qytetar e njerëzor e në funksion të mbrojtjes së jetës së studentëve e shtrimit të një rruge për dialog. Një pjesëmarrje sa më e madhe tregon se elitat reale ekzistojnë dhe janë në pozicionin që u takon në të mirë të kombit tonë.”