Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Balla paralajmëron kufizim përfitimesh për dhunuesit: Goditja e policit është vepër e rëndë penale

    Trump parashikon fitore të madhe për Netanyahun: Bibi, ti je burri që dua pranë meje

    Florida lëshon urdhër-arrest për Raul Castron, çështja lidhet me vdekjen e 4 personave në vitin 1996

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Florida lëshon urdhër-arrest për Raul Castron, çështja lidhet me vdekjen e 4 personave në vitin 1996
    Botë

    Florida lëshon urdhër-arrest për Raul Castron, çështja lidhet me vdekjen e 4 personave në vitin 1996

    October 19, 2026

    Autoritetet e Floridës kanë lëshuar një urdhër-arrest për ish-udhëheqësin kuban Raul Castro, në lidhje me rrëzimin e dy avionëve të vegjël nga Forcat Ajrore Kubane në vitin 1996. Incidenti përfundoi me vdekjen e katër personave, tre prej të cilëve shtetas amerikanë.

    Lajmi u bë i ditur nga prokurori i Përgjithshëm i Floridës, James Uthmeier, i cili njoftoi ngritjen e akuzave dhe lëshimin e urdhër-arrestit në nivel shtetëror. Ai deklaroi se ngjarja nuk ishte një aksident, por një vrasje, duke theksuar se banorët e Majemit kanë pritur prej vitesh që çështja të marrë drejtësi.

    Dy avionët i përkisnin organizatës jofitimprurëse “Hermanos al Rescate” (Vëllezërit në Shpëtim), me seli në Majemi, e krijuar nga mërgimtarë kubanë. Në kohën e incidentit, Raul Castro mbante postin e ministrit të Mbrojtjes së Kubës.

    Autoritetet kubane pretenduan se avionët kishin hyrë në hapësirën ajrore të vendit. Nga ana tjetër, Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil arriti në përfundimin se ata ndodheshin mbi ujërat ndërkombëtare në momentin kur u rrëzuan.

    Akuza ndaj Castros ishin ngritur edhe nga autoritetet federale amerikane në muajin maj. Zhvillimet e fundit vijnë në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes SHBA-së dhe Kubës, marrëdhënie që janë përkeqësuar gjatë presidencës së Donald Trump për shkak të sanksioneve dhe masave që kufizojnë furnizimin me naftë.

    Raul Castro, sot 95 vjeç, shërbeu si ministër i Mbrojtjes për rreth 50 vjet dhe drejtoi Kubën nga viti 2006 deri në vitin 2018.

    florida Raul Castro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Balla paralajmëron kufizim përfitimesh për dhunuesit: Goditja e policit është vepër e rëndë penale

    October 19, 2026

    Trump parashikon fitore të madhe për Netanyahun: Bibi, ti je burri që dua pranë meje

    October 19, 2026

    Florida lëshon urdhër-arrest për Raul Castron, çështja lidhet me vdekjen e 4 personave në vitin 1996

    October 19, 2026

    Mali i Zi drejt BE-së, Kroacia vendos kushtet: Nga kampi i Morinjit te kufiri detar

    October 19, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.