Vendosni fjalën kyçe....

“Turp që BE-ja dënon vetëm dhunën e protesuesve, po jo atë të policisë” – Eurodeputetja


Eurodeputetja Anna Strolenberg ka kërkuar që qeveria shqiptare të ndalojë dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri.

Në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian Strolenberg theksoi se Shqipëria u përket shqiptarëve dhe jo Edi Ramës.

Strolenberg theksoi gjithashtu se në Shqipëri po dhunohen e po arrestohen fëmijë dhe e gjitha sepse kryeministri Rama nuk pranon të ndryshojë.

Fjalimi i eurodeputetes Anna Strolenberg

“Dëshiroj të kërkoj një mocion për procedurë, në përputhje me nenin 202 të Rregullores së Procedurës. Shqipëria e shqiptarëve. Shqipëria e shqiptarëve dhe jo Shqipëria e Edi Ramës dhe e të pasurve.

Çdo ditë më vijnë pamje të cilave nuk mund t’ua kthej shpinën. Protestues të qëlluar me plumba gome, fëmijë të rrahur dhe të arrestuar. E gjitha kjo sepse Edi Rama nuk dëgjon dhe nuk pranon të ndryshojë.

Më vjen turp që BE-ja dënoi vetëm dhunën e disa protestuesve të dhunshëm, por nuk dënoi dhunën e tepruar të policisë ndaj shumicës së protestuesve paqësorë.

Ne flasim për vlerat, por nuk bëjmë asgjë kur ato vlera shkelen. Njerëzit mund t’i falin armiqtë e tyre, por nuk do ta falin një mik që i braktis.

Ne kemi mjete ndikimi, sepse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE-së dhe qeveria e saj duhet të ndërmarrë ndryshime të mëdha, të luftojë korrupsionin, të reformojë policinë dhe të mbrojë qytetarët e saj.

Shqipëria është pjesë e familjes evropiane dhe një familje qëndron në krah të njëri-tjetrit.”