Deputetë të Partisë Demokratike ndodhen në Komisariatin Nr. 4, ku janë shoqëruar më shumë se 27 persona, mes tyre edhe të mitur.
Sipas dëshmive, një pjesë e protestuesve janë dhunuar rëndë nga Policia e Shtetit, ndërsa të tjerë janë arrestuar pa asnjë shkak, pasi nuk kanë kryer asnjë veprim në kundërshtim me ligjin.
Studenti 1: Me rroba të thjeshta si të gjithë të tjerët, nuk kam patur asnjë lloj gjëje. As nuk kam bërë asnjë lloj gjëje. Kam qenë duke kaluar dhe kanë ardhur, kanë ardhur krejt patullat na kanë rrethuar të gjithëve. Unë, unë nuk kisha lidhje fare në mes. Kam nxjerrë duart kështu, thashë çfarë u bë, edhe më kanë gjuajtur. Ju thashë mos më gjuani, mos më shtrini pra për toke. Dhe sa kanë pasur fuqi më kanë gjuajtur dhe më kanë sharë. Pa asnjë lloj të drejte dhe pa asnjë lloj prove çuna. Unë në punët e mia çuna, nuk kam patur kurrë lidhje kështu...
Studenti 2: “Unë në s'kam fare punë me protestën. Babanë e kam pa qejf. Mamanë me një copë rrogë. Studioj për inxhinieri softuerike. Viti i parë, tani sapo kam ardhur. Unë s'kam fare asnjë lidhje me protestën. Kanë hapur ata të shkollës sime grup e më thonë e ke hapur ti. Kanë hapur të shkollës sime, më kanë bërë add dhe mua.
© SYRI.net
Historia/ I riu me aftësi ndryshe doli në protestë për çatinë që po i bie, shteti i vë prangat, gjyshja ende nuk e di
Terror policor pasi iu premtua shpërblim me 2500 euro/ Policia e Ramës nuk kursen as të miturit
VIDEO/ Pamje të rënda, shikoni dhunën shtazarake të policisë ndaj disa fëmijëve 13-vjeçar