Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

20 Tetor 2026 | 07:23

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se është i gatshëm të ulet me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping në Kinë muajin e ardhshëm, duke konfirmuar raportet e medias se të tre udhëheqësit mund të takohen në kuadër të samitit të Azi-Paqësorit në Shenzhen muajin e ardhshëm.

Trump tha se një samit i tillë do të përqendrohej te çarmatimi bërthamor, por mund të përfshinte edhe diskutime për luftën në Ukrainë.

I pyetur nga gazetarët nëse do të takohej me Putinin dhe Xi Jinpingun për të diskutuar mbi Ukrainën, Trump e minimizoi këtë si çështjen kryesore të takimit.

“Do ta bëja këtë, jo aq shumë për Ukrainën, sepse Rusia, sinqerisht, ka qenë e qetë me Ukrainën. Nuk kanë bërë shumë”, tha ai.

“Do të takoheshim për të diskutuar mbi armët bërthamore dhe çarmatimin bërthamor”, shtoi më tej.

I pyetur më tej nëse çështja e Ukrainës do të diskutohej në një takim me dy liderët, Trump tha se do të bënte “gjithçka që mundem për t’i dhënë fund luftës”.

Grupi i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) do të mbaj një samit në qytetin kinez Shenzhen më 18-19 nëntor. Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të gjitha anëtare.

Por Peskov shtoi se “askush nuk ka diskutuar ose paraqitur asnjë propozim apo marrëveshje thelbësore, as në lidhje me vetë takimin, as me axhendën dhe përmbajtjen e tij të mundshme”.

Peskov tha se “një zgjidhje përfundimtare është e pamundur pa pjesëmarrjen e dikujt nga Kievi që është i përgatitur të marrë përsipër përgjegjësinë”.

Por Putini e ka përjashtuar vazhdimisht takimin me Zelenskyn deri pasi të jetë gati një marrëveshje përfundimtare paqeje dhe ka vënë në dyshim vazhdimisht autoritetin e Zelenskyt për të nënshkruar një marrëveshje pas skadimit të mandatit të tij pesëvjeçar sipas ligjit ushtarak.

Trump, i cili ka ripërsëritur kritikat e tij ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ditët e fundit, të hënën tha se ishte “koha që dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës”.

“Zelensky nuk e di se për çfarë po flet”, tha Trump kur u pyet për komentet e ukrainasit.

“Të jem i sinqertë, mendoj se është koha që dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të hënën se dikush tjetër përveç presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duhet të negociojë në emër të Kievit, ndërsa ky...
22:26 | 19/10/2026

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nisi një sulm të ashpër ndaj Volodymyr Zelensky sot, duke pretenduar se është koha që dikush tjetër të negociojë në...
22:21 | 19/10/2026

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Qeveria norvegjeze njoftoi të hënën, qëllimin e saj për të përfshirë disa platforma lojërash dhe rrjetesh sociale në ndalimin e propozuar për personat nën 16...
22:19 | 19/10/2026