Flick: Mbajtja e topit nuk garanton gol, kundër PSG-së duhen guxim dhe përqendrim

20 Tetor 2026
7:33
Alfred Lleshi
back button

“Dua që skuadra ime të luajë me besim, guxim dhe si një grup i bashkuar, ashtu siç kemi bërë në 11 ndeshjet e fundit. Të luash me vijë të lartë mbrojtëse është gjithmonë rrezik, por çelësi qëndron te mënyra si reagojmë dhe ushtrojmë presion kur humbasim topin, si dhe te ruajtja e distancave mes nesh. Nëse e bëjmë këtë siç duhet, vija e lartë mbrojtëse na jep një avantazh të madh. E kemi mbajtur portën të paprekur vetëm një herë, por kemi shënuar shumë gola”, deklaroi trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, në prag të sfidës së Champions-it ndaj PSG-së.

“Në mbrojtje kemi disa alternativa. Rodri mund të luajë në qendër, Alex Campos është me ne dhe këto janë mundësitë që kemi. Jam optimist, por kjo nuk është periudha më e mirë për ne. Duhet ta pranojmë. Shpresojmë që Koundé të rikthehet shpejt; mund të jetë një alternativë edhe për fundjavën, por duhet të presim”, – shtoi ai.

“Mesfusha është reparti ynë më i fortë, por të dyja skuadrat kanë mesfushorë fantastikë. Mbajtja e topit nuk garanton gol, ndërsa pikërisht në këto momente mund të gabosh. Tranzicionet e PSG-së janë një nga pikat e saj të forta. Nuk duhet të gabojmë, por të luajmë me guxim dhe përqendrim maksimal”, – përfundoi Flick.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit