Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në mesnatë në Ishull-Lezhë.
Sipas informacionit paraprak, lënda plasëse ka shpërthyer në një magazinë që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake.
Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në llamarinën që mbulonte objektin.
Megjithatë, deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten për tu sqaruar nga policia.














