Aktualitet

Tritol magazinës në Ishull-Lezhë!

Një shpërthim tritoli u regjistrua në mesnatë në Ishull-Lezhë. Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse shpërtheu në një magazinë që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake.

Për pasojë pati dëme materiale në llamarinën që mbulonte objektin.

Deri më tani, nuk ka të dhëna të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes që po hetohen nga Policia e Lezhës.