“Kush shkatërron, do të paguajë”, Rama: Ajo që e sfidon një shtet, e bën atë edhe më të fortë

20 Tetor 2026 | 08:44

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ligjore ndaj atyre që shkaktojnë dëme gjatë trazirave në protestë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë e prindërve për veprimet e fëmijëve të tyre të mitur.

Gjithashtu, Rama deklaroi se ajo që e sfidon një shtet, e bën atë edhe më të fortë, duke theksuar domosdoshmërinë e marrjes së masave radikale për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit nën moshën 16 vjeç.

“Kush shkatërron, duhet të paguajë. Prindërit nuk do të mbeten jashtë kësaj përgjegjësie dhe do të paguajnë dëmet që shkaktojnë fëmijët e tyre. Nuk jam i idesë së përgjegjësisë për të miturit. Përgjigjja e vetme është ajo që po bën sot Evropa: ulja e moshës dhe e qasjes.

Na duhet instrumenti i këmbënguljes së shtetit. Është koha për t’i dhënë përgjigje pyetjes se si do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe si do ta drejtojmë gishtin ndaj kësaj mase agresorësh të dinjitetit njerëzor, të cilët, përmes rrjeteve sociale, ua marrin njerëzve qetësinë familjare.

Kjo është diçka që dihej, që kur nën puplat e flamingove fshiheshin edhe duart që sot kanë dalë hapur. Por, nga ana tjetër, ajo që e sfidon një shtet e bën atë edhe më të fortë, vetëm më të fortë. Policia e Shtetit meriton gjithë respektin e të gjithëve, siç tregojnë të gjitha faktet dhe jo publikimet mediatike”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

28 të arrestuar për protestën dalin sot para Gjykatës së Tiranës, sot shqyrtohen masat e sigurisë

28 personat e arrestuar në lidhje me protestën e dhunshme në Tiranë do të dalin sot para Gjykatës Penale të kryeqytetit, ku do të shqyrtohen...
09:09 | 20/10/2026

Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në Kryesinë e Kuvendit, ku pritet të nisë mbledhja e grupit parlamentar të PS-së. Mbledhja...
08:56 | 20/10/2026

“Është një luftë hibride”, Rama bën bilancin: Rreth 200 efektivë të lënduar dhe vetëm 80 protestues

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar aktet e dhunshme në protestat e fundit si pjesë të një lufte hibride të mirëorganizuar nga aktorë të huaj....
08:32 | 20/10/2026