
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mëngjesin e sotëm për protestën e studentëve, duke e cilësuar si shqetësuese padijen e të rinjve për figurat e historisë dhe kulturës shqiptare.
Rama u ndal te dëmtimi i simbolit kushtuar Gjergj Fishtës, duke deklaruar se të rinjtë që u përfshinë në këtë akt nuk e dinë se kush është figura e njohur e letrave shqipe.
“Një grusht adoleshentësh po dhunonin një simbol aq kuptimplotë të kulturës dhe historisë tonë. Dhe kjo do të thotë se sipas meje ata nuk e dinë se kush është Gjergj Fishta. Dhe kjo është arsye që ne të gjithë të reflektojmë mbi këtë padije dramatike, në një kohë kur jemi në një front të përbashkët. Mësues, prindër duhet të tregohen të kujdesshëm. Lavdi Zotit pjesë më e madhe e nxënësve është e shëndoshë por rreziku që kjo pjesë tjetër që po shkëputet, të bëhet një pjesë më e madhe është rrezik real dhe aktual me të cilin në duhet të përballemi. Ndaj kemi nevojë të gjithë bashkë të bëjmë reflektim duke tek ju tek eksperienca juaj. Tani drejtoni ju mësuesit, dhe dini ta drejtoni edhe nga këndi i drejtuesit për të rritur edhe cilësinë e shkollës. Ne kemi dakordësuar me ministren dhe këshilltarë dhe idenë që secili prej jush të shkruajë ditarin e këtyre ditëve, që do na vlejë kur këto ditë të reflekton”, tha Rama.