Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar përreth 30 minuta.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se në ambientet e jashtme të SPAK është vënë re një prezencë e madhe policie.
Burime për Report tv bëjnë të ditur se Belinda Balluku është paraqitur në SPAK bashkë me avokatin e saj, Ardian Kalia.
‘Jemi në fazë hetimesh, do të ketë dhe një zgjatje’, mësohet të ketë thënë avokati i Ballukut gjatë paraqitjes në SPAK.
Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera te Unaza e Madhe dhe Tuneli i Llogarasë.
Po ashtu Balluku po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. SPAK i sekuestroi Ballukut 2 vila, një në Dhërmi dhe një në Palasë, të cilat dyshohet se ishin fshehur nën emrin e ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare.
Vilën në Palasë, e cila ishte një vilë super-luksoze, sipas hetimeve të SPAK, Balluku e kishte marrë në formë ryshfeti për dhënien e tenderave, në kohën kur drejtonte Autoritetin Civil.
Lajm në përditësim...
-
rama beri reforma te thella ky esht risultati do sdo duhet be shtet te korruptuarit te kapen
Përgjigju









Komente
Komento