Vendosni fjalën kyçe....

Rama prapë me gur me vete: Ky përcakton ata që duan të shkojnë në punë apo shkollë



Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një komunikim të drejtpërdrejtë, ku ka komentuar protestën dhe episodet e dhunës gjatë saj.

Rama u ndal te hedhja e gurëve drejt efektivëve të policisë, duke e cilësuar këtë veprim si një rrezik serioz që mund të shkaktojë pasoja tragjike. Në deklaratën e tij, ai nuk u ndal te dhuna e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

“Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është liri kushtetuese e pamohueshme. Por këtu flasim për ushtrimin e dhunës. Kam marrë përsëri me vete gurë dhe, kur imagjinon peshën që merr kur gjuhen drejt trupave të policisë, është armë që mund të shkaktojë tragjedi”, deklaroi kryeministri.

Më tej, Rama e cilësoi gurin si simbol që, sipas tij, ndan të drejtën për të protestuar nga e drejta e shtetit për të reaguar dhe për të mbrojtur qytetarët.

“Ky gur është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie dhe përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar dhe marrë në mbrojtje qytetarët, ata që duan të shkojnë në punë apo shkollë”, u shpreh Rama.