Takimi me drejtuesit e gjimnazeve, Kumbaro: Ekip psikologësh për fëmijët dhe familjet e prekura nga aktet e dhunës
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar një takim me drejtues të gjimnazeve të Tiranës për të diskutuar mbi ecurinë e procesit mësimor dhe situatën në shkolla, pas situatave të krijuara nga protesta.
Gjatë takimit, Kumbaro theksoi se në këto momente është shumë e rëndësishme mbështetja psikologjike që u ofrohet nxënësve të cilat përballen me pamje që nuk do të duhet t’i njihnin në jetën e tyre si adoleshentë, duke garantuar se procesi mësimor do të plotësohet i gjithi. Ajo njoftoi se është ngritur një ekip psikologësh.
“Dua të shpreh mirënjohjen për secilin dhe secilën sepse kanë qenë garancia kryesore dhe shtylla e besimit tek prindërit. Në gjimnaze, ku hapësira për të abuzuar dhe keqpërdorur adoleshentët ka qenë më e madhe, kemi pasur një pjesmarrje shumë më të lartë krahasuar me ditën e premte ku niveli i mungesave ka qenë më i shtuar për shkak të frikës dhe panikut të prindërve për t’i sjellë fëmijët në shkolla në një situatë aspak normale. Kemi ngritur një ekip psikologësh të cilët do të jenë në dispozicion të familjeve, prindërve dhe fëmijët e familjeve që në një mënyrë apo në një tjetër janë përfshirë në protestat e dhunshme, mund të jenë adoleshentë të shoqëruar në polici apo pjesë e një skenari aspak të zakontë për moshën e tyre. Është detyra jonë t’u ofrojmë gjithë këshillimin psikologjik për të mos lejuar që këto trauma të jenë pjesë historikut të jetës së tyre”, u shpreh Kumbaro.
28 të arrestuar për protestën dalin sot para Gjykatës së Tiranës, sot shqyrtohen masat e sigurisë
Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit (VIDEO)
“Kush shkatërron, do të paguajë”, Rama: Ajo që e sfidon një shtet, e bën atë edhe më të fortë
- 09:09 28 të arrestuar për protestën dalin sot para Gjykatës së Tiranës, sot shqyrtohen masat e sigurisë
- 08:56 Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit (VIDEO)
- 08:44 “Kush shkatërron, do të paguajë”, Rama: Ajo që e sfidon një shtet, e bën atë edhe më të fortë
- 08:32 “Është një luftë hibride”, Rama bën bilancin: Rreth 200 efektivë të lënduar dhe vetëm 80 protestues
- 08:19 Rama: Ky gur ndan anët e historisë dhe tregon ku mbaron e drejta e protestës, kthehet në armë
- 07:53 Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)