Belinda Balluku paraqitet sërish në SPAK, ja çfarë i komunkoi Prokuroria e Posaçme ish-zv.kryeministres
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në mesnatë në Ishull-Lezhë.
Sipas informacionit paraprak, lënda plasëse ka shpërthyer në një magazinë që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake, duke shkaktuar dëme materiale në llamarinën që mbulonte objektin.
Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.
Reagimi i policisë:
Lezhë/ Informacion paraprak:
Rreth orës 00:05, shtetasi B. Sh., 65 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, ka njoftuar se ishte dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse çatia prej llamarine e një ndërtese që ai e përdorte për mbajtjen e materialeve shtëpiake.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Top Channel