Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka realizuar gjithsej 2,606 operacione gjatë periudhës janar-shtator 2026, në degë të ndryshme kirurgjike.

Sipas raportit zyrtar të spitalit, ndërhyrjet janë realizuar nga ekipet e kirurgëve, anesteziologëve, instrumentareve, teknikëve të anestezionit dhe stafit mbështetës teknik.


Numri më i madh i ndërhyrjeve është kryer në repartin e ortopedisë, me 486 operacione, pasuar nga obstetrika me 485 dhe kirurgjia e përgjithshme me 469 ndërhyrje.

Sipas të dhënave të publikuara, numri i operacioneve sipas reparteve është si vijon:

  • Ortopedi: 486 ndërhyrje
  • Obstetrikë: 485 ndërhyrje
  • Kirurgji e përgjithshme: 469 ndërhyrje
  • Oftalmologji: 457 operacione
  • Otorinolaringologji (ORL): 384 operacione
  • Urologji: 216 operacione
  • Gjinekologji: 109 operacione

Nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë kanë bërë të ditur se puna në sallat e operacionit po vazhdon me kapacitet të plotë, në shërbim të pacientëve. /Telegrafi/