Një shtetas i Turqisë është arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.


Tutje thuhet se viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. “Bajram Kelmendi” Prishtinë 19.10.2026, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/