Shtetasi turk nën ndikim të alkoolit sulmon dy policë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Një shtetas turk është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.

Dy zyrtarët policorë të sulmuar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të fundit nga rubrika