Ish-shefi i Policisë, Krenar Ahmetaj, ka bërë deklarata të forta për mënyrën se si po menaxhohet situata gjatë protestave, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e strukturave drejtuese të policisë.
Sipas tij, mungon një post-komandë ku drejtuesit të koordinojnë veprimet dhe të përcaktojnë strategjinë e ndërhyrjes, ndërsa vendimmarrja nuk mund të lihet në duart e “kokave të nxehta”.
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, me Flavio Qarrin, Ahmetaj theksoi se kur raporti mes punonjësve të policisë dhe protestuesve kalon 1 me 10, situata duhet të marrë zgjidhje politike.
Ahmetaj: Është e shkruar me shkronja të arta. Nëse raporti i punonjësve të policisë kalon 1:10, pra 10 protestues dhe 1 punonjës sigurie, automatikisht futet për zgjidhje politike. Është politika. Janë xhentilmanet politikanë që do duhet ta zgjidhin. Çdo nxitje për përplasje do të sjelli vetmë dhunë, si nga protestuesit si nga forcat e rendit. Flasim në konceptin dhunë, jo në konceptin e përshakllëzimit të forcës, përshkallëzimi i forcës ka manuale ta caktuara. Këtu nuk ka një post-komandë, ku të gjitha kokat e nxehta të policisë mblidhen dhe japin urdhëra se si do të veprohet, strategjikisht, taktikisht dhe teknikisht. Taktikë dhe teknikë e kanë vetë oficerët në terren, strategjinë le ta zgjidhin vetë kokat e mëdha dhe ta jap me kopentecë se nuk e njohin dhe nuk e dinë se ta menaxhojnë situatën, as në planin taktik dhe lërë më në planin teknik. I bëj thirrje ish-kolegëve të ndalojnë dhunën e panevojshme. Protestuesit nuk e kanë me policinë. Policia është e jona.
© SYRI.net
DENONCIMI, Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja....
‘Kush shkatërron, do paguajë’/ Rama kërcënon sërish të rinjtë protestues me paketë masash
Dhuna makabre në protesta, Kalaja: Qeverisemi nga një sociopat, PD do depozitojë një tjetër kallëzim për gjenocid