Aeroporti i Cyrihut është vlerësuar sërish me çmimin “Europe’s Leading Airport” në kuadër të World Travel Awards 2026, duke vazhduar serinë e vlerësimeve që e mban këtë titull për 23 vjet radhazi.

Aeroporti i Cyrihut në Zvicër është shpallur “Aeroporti kryesor i Evropës” për vitin 2026, duke e fituar këtë vlerësim për të 23-ën herë radhazi në kuadër të çmimeve ndërkombëtare World Travel Awards.


Ky vlerësim vjen pas nominimit nga komiteti i World Travel Awards dhe votimit online në nivel global, ku kanë pasur mundësi të marrin pjesë profesionistë të industrisë së udhëtimeve dhe publiku i gjerë, thuhet në njoftim të aeroportit, transmeton Telegrafi.

Në procesin e vlerësimit merren parasysh kënaqësia e udhëtarëve, përmbushja e standardeve të cilësisë dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve.

Për Zvicrën, Aeroporti i Cyrihut përbën një pikë të rëndësishme lidhëse me pjesën tjetër të botës. Përveç lehtësimit të udhëtimeve ndërkombëtare, ai luan rol të rëndësishëm në lidhjen e ekonomisë zvicerane me tregjet globale.

Fitimi i këtij çmimi për 23 vjet radhazi e vendos Aeroportin e Cyrihut ndër emrat më të vlerësuar në industrinë evropiane të aviacionit, duke e mbajtur të njëjtin pozicion në këtë kategori për më shumë se dy dekada./Telegrafi/