Polemika në Portugali; Ronaldos i duhen vetëm 36 sekonda për të paguar gjobën

20 Tetor 2026
9:37
Alfred Lleshi
back button

Federata Portugeze e Futbollit zyrtarizoi dje sanksionin ndaj Cristiano Ronaldos, i cili u largua pa leje nga grumbullimi i kombëtares gjatë angazhimeve të fundit për Ligën e Kombeve.

Përveç një muaji pezullim, i cili do të përfundojë përpara grumbullimeve të ardhshme nga trajneri Jorge Jesus, duke i mundësuar rikthimin në kombëtare, sulmuesi veteran u gjobit edhe me 255 euro.

Në Portugali ka shpërthyer polemika. Sipas një përllogaritjeje të gazetës “A Bola”, duke marrë parasysh pagën e jashtëzakonshme që Ronaldo përfiton tek Al Nassr, atij i duhen vetëm 36 sekonda lojë për të paguar gjobën. Ajo përfaqëson vetëm 0.00012% të pagës së tij vjetore aktuale.

Me pak fjalë, masa ndaj yllit portugez është perceptuar më shumë si një përkëdhelje sesa si një gjobë e mirëfilltë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit