• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

by A R
20/10/2026 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksportet i janë rikthyer rritjes së fortë në muajin shtator, të ndikuara kryesisht nga konjuktura e favorshme e çmimeve në bursat ndwrkombwtare, ndërsa grupi kryesor, ai i tekstileve e këpucëve ka thelluar rënien.

Sipas të dhënave të INSTAT, në Shtator 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 31,2 mld lekë, duke u rritur me 14,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndikimi kryesor erdhi nga grupi “Minerale, lëndë djegëse,”, pothuajse u dyfishua, me efektin kryesor që e dha nafta.

Grupi i “Tekstile dhe këpucë”, që është punëdhënësi më i madh në industri me rreth 50 mijë persona, ka thelluar rënien duke u tkurrur me 16.2% në shtator.

Sipas INSTAT, gjatë muajit Shtator 2026, në rritjen e eksporteve prej 14,8 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +12,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +3,4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -5,5 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me -0,2 pikë përqindje.

Për 9- mujorin, tendenca vijoi të ishte pozitive. Sipas INSTAT, për periudhën janar-shtator 2026, eksportet ishin 279 miliardë lekë, me rritje 7.2 me bazë vjetore. Edhe për 9- mujorin, ndikimin kryesor pozitiv e dhanë mineralet lëndë djegëse e energji, materiale ndërtimi dhe makineri e pjesë këmbimi, ndërsa efekti më negativ ishte nga tekstile e këpucë.

Fasoni, vijon më rënie të fortë, në prag falimenti

Eksportet nga industria e veshjeve dhe këpucëve kanë shënuar muaj radhazi me rënie, që sa vjen e thellohet. Në shtator rënia ishte -16.2%, pas tkurrjes me -12.4%, në gusht dhe mbi -13% në korrik. Për gjithë 9 mujorin eksportet ishin 71.7 miliardë lekë, me tkurrje 9%, duke qenë i vetmi grup i madh me tendencë negative.

Florjan Zekja, Kryetar i Shoqatës së Manifakturës thotë se tkurrja me mbi 16% e sektorit është një sinjal alarmi me sektorin që është në prag falimenti.

“Këtë alarm e kemi ngritur që në fillim të vitit. Shenjat pozitive të ndonjë muaji nuk pasqyronin realitetin e sektorit. Rënia e euros dhe rritja e kostove të prodhimit po dobësojnë konkurrueshmërinë dhe po i nxjerrin prodhuesit shqiptarë jashtë tregut.

Po tkurret një sektor që, përveç rëndësisë së madhe sociale, ka qenë edhe një nga lokomotivat kryesore të eksporteve shqiptare.

Në një kohë kur vendet europiane, si Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe, po riaktivizojnë sektorin fason dhe po nxisin prodhimin vendas për të ulur varësinë nga tregjet e largëta, politikat ekonomike në Shqipëri nuk po i përgjigjen alarmit për falimentimin e prodhimit vendas.

Kjo është veçanërisht shqetësuese kur duhet të përgatitemi dhe të transformohemi për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët evropian. Pa masa të menjëhershme, duke nisur me Paketën Fiskale 2027, pasojat mund të jenë të pariparueshme dhe të rrezikojnë ekzistencën e prodhuesve dhe eksportuesve shqiptarë në të ardhmen e afërt”, thotë Zekja për Monitor.

Edvin Prençe tha për Monitor se rënia e fasonit nuk është më një sinjal alarmi, por është tregues i drejtpërdrejtë se Shqipëria po humbet kapacitet prodhues dhe konkurrueshmëri. “Nuk mjafton të flasim për rritje eksportesh kur industria që punëson, prodhon dhe sjell valutë po tkurret. Kjo kërkon ndërhyrje të menjëhershme,  politika industriale, mbështetje për investime, teknologji dhe kalim në prodhim me vlerë të shtuar. Nëse humbasim fabrikat sot, nesër nuk do të kemi çfarë të mbështesim”, tha ai.

Rritja e ndjeshme e grupit të energjisë e lëndëve djegëse nga çmimet e naftës

Ndërsa fasoni është ndikuar negativisht nga lufta, e kundërta ka ndodhur me eksportet e lëndëve djegëse, që u favorizuan nga rritja e çmimeve në bursa.

Në shtator, ky grup pothuajse u dyfishua, duke u rritur me 86.4%, për të arritur në 7.5 miliardë lekë. Burime nga operatori kryesor i këtij grupi, dhe eksportuesi i naftës, thanë për Monitor se eksportet u rritën ndjeshëm në shtator, të favorizuara nga çmimi i lartë i naftës në bursat ndërkombëtare.

Për 9 mujorin, ky grup ka eksportuar 61.8 miliardë lekë, me zgjerim vjetor prej 26%.

Rriten dhe Materiale ndërtimi e metale

Gjatë muajit shtator, grupi i “Materialet e ndërtimit dhe metalet” vijoi me rritje prej 22.7%, ndonëse me ritme më të ngadalësuara se në korrik, kur u zgjerua me mbi 70%.

Për 9- mujorin, eksportet u rritën 21.6%, në 42.8 miliardë lekë, duke mbetur një nga grupet me ndikimin më pozitiv në ecurinë e eksporteve për 9 mujorin, së bashku me mineralet, lëndët djegëse e energjinë.

Rigjallërohet industria automotive

Grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ka shfaqur sinjale gjallërimi në shtator, pas ngecjes në muajin gusht. Në shtator, eksportet u rritwn me 14%, ndërsa për 9 mujorin shitjet e këtij grupi arritën në 33.2 miliardw lekw, me rritje 12.3%.

Ky grup, ku peshën kryesore e mban industria automotive është rimëkëmbur që në fund të vitit të kaluar kur kompanitë raportuan se porositë erdhën në rritje. Një pjesë  e kompanive prodhojnë pjesë të thjeshta për makineri pune dhe mjete të mëdha transporti një segment që ka qenë në ecuri të qëndrueshme.

Ndërkohë vendimi i KE për të lënë  mjetet me djegie të brendshme përtej 2035 ne formë hibride, ndryshoi panoramën edhe për këtë vit ku porositë pritet të jenë në rritje. Presionet kryesore që kjo industri e vendosur në vendin tonë po kalon lidhen me fuqinë punëtore, zhvlerësimin e vazhdueshëm të euros pasi kontratat e tyre janë fikse disavjeçare dhe së treti rritja e beftë e pagës minimale në 50 mijë lekë.

Ushqime pije e duhan rritje e dobët

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit është ngadalësuar në shtator, duke u rritur me vetëm 2.4%.

Për 8 mujorin, shitjet e ushqimeve jashtë ishin 42.7 miliardë lekë, me një rritje prej 3.3%.

Në Shtator 2026 eksportet e mallrave arritën vlerën 31,2 mld lekë, duke u rritur me 14,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 52,1%, në krahasim me Gusht 2026. Importet e mallrave arritën vlerën 78,6 mld lekë, duke u rritur me 4,8%, në krahasim me një vit më parë dhe me 4,0%, në krahasim me Gusht 2026. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 47,3 mld lekë, duke u ulur me 0,9%, krahasuar me një vit më parë dhe me 13,9%, në krahasim me Gusht 2026.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Shtator 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shtator 2025 janë: Kosova (22,5%), Greqia (13,9%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Italia (4,0%), Zvicra (3,8%), etj.

Në muajin Shtator 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Shtator 2025 janë: Turqia (6,8%), Greqia (3,8%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Italia (14,1%), Kina (7,0%), etj.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 54,6%, të gjithë tregtisë. Në Shtator 2026, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,7% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 48,9% të importeve gjithsej, raportoi INSTAT.

Next Post
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

October 20, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

“Ulje moshe për dënimin penal”, Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve

October 20, 2026
A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

October 20, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

October 20, 2026
Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com