TIRANË- Pas shtatë ditësh protestash të dhunshme, përplasjesh me policinë dhe sulmesh ndaj institucioneve, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish protestuesve thirrje për dialog. Me një akt simbolik, kreu i qeverisë ka dalë vetë para Kryeministrisë, duke vendosur pankarta me mbishkrimin “DIALOG” mbi karriget e vendosura në formë rrethore, si një tryezë e hapur diskutimi.

Në një koment të shkurtër, Rama përsëriti gatishmërinë për t'u ulur në tryezë me këdo që kërkon dialog. Megjithatë, ai e bëri të qartë se nga kjo ftesë përjashtohen personat që ushtrojnë dhunë dhe ata që nuk distancohen prej saj.

“Kush do dialog, pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë. Unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, theksoi Rama.

Mesazhi dialog te Karriget para Kryeministrisë

Por përgjigjja e protestuesve nuk ka vonuar. Në një letër të vendosur mbi njërën prej karrigeve, ata kanë shkruar mesazhin “S'ka dialog, jep dorëheqjen”, duke kërkuar largimin nga detyra të kreut të qeverisë.

Përgjigja e protestuesve

Ftesa për dialog vjen në një kohë kur Tirana është përfshirë prej një jave nga protesta të shoqëruara me sulme ndaj institucioneve, plaçkitje, dëmtime të pronës publike e private dhe përplasje të dhunshme me policinë. Nga ana tjetër qeveria ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj atyre që përfshihen në akte dhune, deri te një listë e zezë në TIMS për tu ndaluar hyrjen në BE protestuesve të dhunshëm.

 

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
5.0 / 5 (3 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Drumepre: 20/10/2026 10:09

    S'paske kuptuar asgje o derezi! Mjere ne ke kemi kryeminister.

    Përgjigju
  • Lui: 20/10/2026 09:57

    Ata që pretendojnë dorëheqjen, taksirat të presin deri në maj të 2029. Deri atëherë organizohuni dhe krijoni spektrin tuaj politik dhe meqë pretendoni që keni popullin që ju mbështet e që ju ndjek, të jeni të bindur që do fitoni.

    Përgjigju
  • lol: 20/10/2026 09:57

    je i madh

    Përgjigju
  • ujku: 20/10/2026 09:55

    i ka pagu gje taksat Edi meqe ka zene trotuarin?

    Përgjigju
  • Ganiu: 20/10/2026 09:48

    Z. Rama je bere aq i neveritshem sa besoj dhe te afermit tuaj nuk te duan me; jepe doreheqjen behu burre shteti e di qe ke bere shume mekate e di qe misioni yt per shpopullimin e vendit do te ngel pergjysme e di qe burgun e ke te pashmangshem por po se dhe doreheqjen fundin do e kesh si Caushescu ne Rumani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43

    A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?